75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Eni Koçi publikon fotografinë e parë me Genc Prelvukajn si çift

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj janë shfaqur për herë të parë në emisionet e fundvitit si çift.

Kurse, sot Eni ka publikuar imazhet e reja në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihet së bashku me Gencin e që është imazhi i parë i publikuar si çift.

“jeto, dashuro, qesh” ka shkruar Eni në këto imazhe.

Ndryshe, Eni shihet e veshur shumë glamuroze ndryshe nga Genci i cili shihet thjeshtë në farmerke dhe xhaketë të njëjtë./Indeksonline/