Eni Koci që 1 vit e ka kaluar Covidin por ende po i vuan pasojat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koci ka 1 vit që e ka kaluar infeksionin e koronavirusit.
Por, ajo ende është duke i vuajtur pasojat, transmeton Indeksonline.
Në Instastory të llogarisë së saj, Eni Koci i është përgjigjur fansave të saj.
Koci në një nga përgjigjet e dhëna tregon se ende është duke i vuajtur pasojat e Covid 19.
Një nga fansat e pyetie se a e ka kaluar Covidin, kjo ishte përgjigja e saj.
“Po, përpara 1 viti. Por, ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen”, ka shkruar ajo./Indeksonline/
