13:39 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Eni Koçi vjen ‘flakë’ me flokë të kuqe

Eni Koçi së fundi ka befasuar të gjithë me ndryshimin e radhës që ka bërë në dukjen e saj.

Këngëtarja nga Shqipëria, ditë më parë u kthye nga bionde në flokë kuqe e të cilat po i rrinë për mrekulli.

Kjo pamje e re duket se po i pëlqen edhe vet këngëtares e cila ka publikuar imazhe të një pas njëshme.

Së fundi në një imazhe të ri ajo erdhi joshëse, provokuese dhe tejet seksi e veshur në një fustan të zi.

Eni dukej në formë të mirë teksa flokët e kuqe dhe të gjata ia shtonin hijeshinë.

Ndryshe, projekti I fundit i Enit mban titullin ‘Bella’, ndërsa ajo po shijon romancë me këngëtarin, Genc Prelvukaj./Indeksonline/