75 Mall Live Search
12:58 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / AR

Eni ndau një moment dhe i tregoi të gjithëve se ka vjehrrën më të mirë në botë

Eni Koçi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën dhe këtë e ka treguar edhe me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Teksa ka shijuar darkën me kunatat dhe vjehrrën ka shkruar: “Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Mamaja më e mirë në botë”.

Ndonëse jetën private dhe marrëdhëniet me njerëzit më të ngushtë, Eni i mban larg syrit të Instagramit, duket se këtë moment e ka shijuar aq shumë sa vendosi ta ndajë me të gjithë.