15:35 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Eni në Prishtinë! Çifti ndajnë lajmin e përbashkët (Foto)

Momentalisht Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë dyshja më e komentuar në mediat rozë. Këngëtarët fliten që kanë nisur një lidhje dashurie, ndërsa asnjëri nga ta as nuk e ka pohuar, por as mohuar një gjë të tillë. E ajo që konfirmoj statusin e tyre ishte edhe bashkëpunimi i fundit muzikor që sollën “Vetëm ti”, shkruan Indeksonline.


Ky projekt ka arritur vetëm brenda një muaji të kap mbi 4 milion klikime, gëzim të cilin e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram të dy këngëtarët. Ndërsa Eni dje ka postuar edhe një fotografi ku tregonte që është nisur drejt Prishtinës, qytet ku jeton dhe vepron edhe Genci./Indeksonline/