75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Eni Vasili largohet nga Top Channel, firmos kontratë disavjeçare me një tjetër media!

Gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve politike, Eni Vasili i ka dhënë fund bashkëpunimit me Top Channel.

Eni tani ka nënshkruar kontratë disavjeçare me “News24”.

Emisioni i saj “Open” do të nisë së shpejti transmetimin në ekranin e këtij televizioni shkruan Indeksonline.

Burime mediatike thanë se Hysenbelliu dhe Vasili kanë rënë dakord që programi i drejtuar nga gazetarja do të jetë në transmetim katër herë në javë në prime-time, nga e hëna në të enjte.

Ndërkohë “Open”, si një vazhdim i projektit “Studio e Hapur”, është një emision i përnatshëm i aktualitetit në Shqipëri, i cili nisi rrugëtimin në shtator të vitit 2018 në “Top Channel”./Indeksonline/