75 Mall Live Search
20:56 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Enis Bardhi pyetet se a ka ‘kojshi’ shqiptar në Spanjë, kjo është përgjigja e tij

Futbollisti kosovar, që luan për skuadrën spanjolle Levante ka zhvilluar një intervistë për “Ich Bin Albaner”.

Bardhi në këtë intervistë në formë shakaje është pyetur se a ka kojshi shqiptar, e përgjigja e tij ishte në këtë formë, shkruan IndeksOnline.

“Spanjollt janë njerz të afërt, komunikativ, mirëpo shqiptar nuk ka, duhet me gjet naj njo” tha Enis Bardhi.

Po ashtu futbollisti kosovar foli edhe për skuadrën e Real Madridit ku tha.

“Të gjithë futbollistët e Real Madridit janë të mirë, duhet të kemi kujdes në çdo repart të fushës mirëpo më shumë kujdes duhet të kemi nga Benzema”./IndeksOnline/.