19:44 / E Diele, 28 Prill 2024 / G T

Enis Bardhi shënon gol të bukur me Trabzonsporin në Superligën e Turqisë

Skuadra e Trabzonsporit është duke fituar 4:2 ndaj Gaziantep në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Superligën e Turqisë.

Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, shkruan Indeksonline

Bardhi shënoi një gol tejet të bukur jashtë zonës së 16-metërshit kur rezultati i takimit ishte 1:2.

Ky ishte goli i gjashtë i Bardhit në kampionat këtë sezon me fanellën e Trabzonit. Mesfushori shqiptar poashtu ka bërë edhe katër asiste./Indeksonline/