75 Mall Live Search
19:09 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / G T

Enis Bardhi s’po bëhet rehat, sërish ndërron skuadër

Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Bardhi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me ekipin e Konyasporit, shkruan Indeksonline

Konyaspor sezonin e ardhshëm do bëjë gara në elitën e futbollit të Turqisë, prandaj Bardhi la Bodrumin për Konyan.

Kujtojmë që pikërisht në janar të këtij viti, mesfushori shqiptar ishte larguar nga Trabzonspori për në Bodrum si “lojtar i lirë”, por pasi kjo skuadër ra nga liga, ai u detyrua të shkëpus kontratën dhe të gjejë një ekip të ri./Indeksonline/