75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / LB

Enis Bardhi startues ndaj Atletico Madridit

Enis Bardhi është përzgjedhur në formacionin startues të Levantes për ballafaqimin me Atletico Madridin.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 24 të kampionatit spanjoll La Liga dhe starton nga ora 19:00, transmeton KosovaPress.

Levante është skuadra e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë, kurse Atletico Madridi po lufton për të hyrë në top-4. Skuadra e Simeones ka 39 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Atletico Madrid: Oblak, Montoya, Gimenez, Savic, Llorente, Lemar, De Paul, Kondogbia, Koke,

Levante: Cardonas, Son, Pier, Duarte, Caceres, Pepelu, Roger, Bardhi, Frutos, Miramon, Melero