75 Mall Live Search
12:32 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Enis Bytyqi publikon projektin e parë për tregun gjerman

Këngëtari i mirënjohur, Enis Bytyqi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Artisti këtë herë ka ardhur shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim, pasi ai ka sjellur projektin e parë në gjuhën gjermani.

Kënga mban titullin “Andere Wege” dhe është publikuar bashkë me videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin Youtube.

Pas një pauze të gjatë edhe në tregun e muzikës tonë, me këngën e re Enisi synon një treg më të gjerë se deri më tani./Indeksonline/