18:40 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Enis Bytyqi sjell versionin e ripërpunuar të “Xhamadani vija vija” dhe “Ani mori nuse”

Enis Bytyqi në vend të një projekti të ri muzikor, ka zgjedhur të ripërpunoj dy këngë të njohura shqipe.

Këngëtari i mirënjohur ka publikuar projektin e ri duke sjellur versionin e tij të “Xhamadani vija vija” dhe “Ani mori nuse”, shkruan Indeksonline.

 Dy projektet erdhën vetëm në versionin audio, producent i këngës është Rrzon me bashkë producentin Qelik Lipa, ndërsa instrumentali nga Endrit Hamdiu.

Kënga sigurisht do të mirëpritet nga adhuruesit e tij.