13:53 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Enis Kervan merr detyrën e ministrit të Zhvillimit Rajonal

Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së), u mbajt ceremonia e dorëzim – pranimit të detyrës së ministrit të Zhvillimit Rajonal, ndërmjet z. Enis Kervan i emëruar ministër i Zhvillimit Rajonal dhe z.Fatos Qerimi sekretar i përgjithshëm i MZHR-së.

Me këtë rast, z.Qerimi e njoftoi z. Kervan me të gjitha sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si ministri e re, punën që është bërë gjatë mandatit që shkoi si dhe arritjet dhe sukseset e deritashme. Z.Qerimi i dorëzoi z.Kervan gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e ministrisë, duke i uruar suksese në detyrën e re.

Ministri Kervan, e përgëzoi sekretarin e përgjithshëm, për angazhimin dhe arritjet e deritashme në fushën e zhvillimit rajonal, duke potencuar se me gjithë stafin e ministrisë do të jenë të përkushtuar që të punojnë në avancimin e mëtutjeshëm të ministrisë dhe realizimin e mandatit të saj ligjor.