Enis Zabërgja merr pozitë të lartë te KF Llapi

Ish-futbollisti, Enis Zabërgja, ka marrë detyrë të re në futboll.
Zabërgja, është emëruar shef i skautimit për të rinjtë te skuadra e Llapit.
Pas një karriere të gjatë në futbollin aktiv, Zabërgja, i cili së fundmi është pensionuar nga futbolli, tani do të marrë një rol kyç në zbulimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke ndihmuar në rrugëtimin e tyre drejt ekipit senior.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti dhe që do të kontribuojë në zhvillimin e talentëve të rinj. KF Llapi gjithmonë ka qenë një klub që i beson të rinjve dhe unë do të japë maksimumin për të zbuluar dhe avancuar futbollistët më të spikatur drejt ekipit të parë”, u deklarua Zabërgja./IndeksOnline/