75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Enis Zabërgja në Ligën e Parë, nënshkruan me këtë skuadër

Futbollisti i njohur kosovar, Enis Zabërgja, ka vendosur të luajë në një nivel më të ulët garash.

Ish-futbollisti i Llapit, Trepçës dhe disa skuadrave të tjera, ka firmosur me KEK-un.

34- vjeçari është prezantuar para pak minutash te skuadra nga Obiliqi.

KEK-u do të tentojë t’i rikthejë rezultatet pozitive në pranverë me përvojën e madhe që ka Zabërgja./Indeksonline/