75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 16 Shtator 2025 / L A

Enrique: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve përsëri

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique ka folur për sfidat e reja që e presin ekipin e tij.

Parisienët e fituan trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të tyre, ndërsa nesër mbrëma do ta nisin edicionin e ri të kësaj gare në duel me Atalantën.

E duket se trajneri spanjoll nuk është ngopur me triumfin e edicionit të fundit pasi e ka shprehur hapur kandidaturën dhe synimin për ta fituar prapë trofeun më të çmueshëm të futbollit evropian.

“Natyrisht se po, Championsi është objektiv yni. E kemi bërë historinë në sezonin e kaluar por një klub si ky, me kësi lloj tifozësh, me kësi lojtarësh, objektiv është të fitojmë ende. Duam të provojmë (për ta fituar Championsin)”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës në një intervistë për “Sky Sport”.