Enrique e largoi pas përfundimit të pjesës së parë, Mbappe nuk ishte prezent në bankinë

PSG barazoi sonte me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Monacos.
Kylian Mbappe morri vemendjen kryesore edhe këtë ndeshje, pasi ai edhe pse startoi nga fillimi i ndeshjes, trajneri Luis Enrique, e largoi pas përfundimit të pjesës së parë, shkruan IndeksOnline.
Ylli francez si duket nuk ishte i kënauqr me këtë vendim, ku gjatë pjesës së dytë nuk ishte në bankinë.
Mbappe fillimisht u pa derisa bisedonte në telefon në tunelet e stadiumit, e pastaj iu bashkua nënës së tij në tribunë.
Kujtojmë së 25-vjeçari ka njoftuar klubin e PSG-së se nuk do ta vazhdoj kontratën dhe do të largohet nga klubi në fund të sezonit./IndeksOnline/