Enrique flet para duelit ndaj Liverpoolit: Asnjë lojtar në ekip nuk do të dojë të mos luajë në “Anfield”

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur para ndeshjes së sotme ndaj Liverpoolit.
Skuadra e tij do të synojë të përmbys humbjen në ndeshjen e parë, ku të dyja po luftojnë për të arritur çerekfinalen.
Enrique, foli edhe për veçantinë e të luajturit në stadiumin ikonik “Anfield”.
“Asnjë lojtar në ekip nuk do të dojë të mos luajë në Anfield. Është një stadium legjendar në historinë e futbollit në Evropë. Është një motivim i madh për lojtarët dhe si ekip. Ne duam të tregojmë se jemi të aftë të luajmë një lojë të mirë në stadiumin e Liverpoolit”, u shpreh Enrique.
Superndeshja e sotme zhvillohet sonte, në orën 21:00./IndeksOnline/