75 Mall Live Search
22:03 / E Hënë, 16 Mars 2026 / L A

Enrique flet për zërat që e lidhin me Premierligën: Jam shumë i lumtur që jam trajner i PSG-së

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka qenë së fundi në një konferencë për shtyp.

Para superduelit ndaj Chelseat, ku të cilët synojnë të ruajnë avantazhin 5-2 në “Parc des Princes” ai foli për shumë situata në klub.

Aty përfshihen edhe zërat që e lidhnin spanjollin me një largim nga PSG, me interesim të madh nga klubet e Premierligës, por që u mohuan nga ai.

“Nuk e kuptoj çfarë po thua dhe nuk më intereson. Nuk është e rëndësishme. Unë jam trajneri i PSG-së dhe jam shumë i lumtur që stërvit këtë klub të madh”, deklaroi Enrique.

Kujtojmë se ndeshja PSG-Chelsea, zhvillohet nesër në “Stamford Bridge” në orën 21:00./IndeksOnline/