Enrique Iglesias, me një fotografi të ëmbël konfirmon lindjen e fëmijës së tretë

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të tretë.
Lajmin e bëri të ditur vëllai i këngëtarit, Julio Iglesias, shkruan Indeksonline.
Ai në një intervistë tha: “Vëllai im ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”.
Enrique përmes një fotografie në Instagram, e ka konfirmuar se është bërë baba për herë të tretë.
Fëmija erdhi në jetë më 30 janar.
Në fotografi, ai mban foshnjën e posalindur.
Çifti kanë dy binjakë të quajtur Lucy dhe Nicholas./Indeksonline/