75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / B O

Enrique Iglesias po mendon të tërhiqet nga muzika

Enrique Iglesias po mendon të tërhiqet nga muzika.

Lajmin e zbuloi vetë artisti, të premten gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri, që do nisë shumë shpejt.

“Ky mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që po e mendoja vetëm tani. Në fakt ka vite që dua të tërhiqem nga muzika”, u shpreh 46-vjeçari.
Albumi që quhet “Final”, do ketë dy volume dhe pas tyre mbaron çdo gjë, ka deklaruar këngëtari.

“Jam në atë periudhë të jetës që po e mendoj seriozisht ta mbyll. Në fakt kam dashur ta bëjë këtë që prej 2015-ës. Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, përfundoi Iglesias.