Enrique: Jam i lumtur te PSG

Luis Enrique, ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se është i lumtur te PSG.
Tekniku spanjoll tha se së bashku me presidentin dhe bordin e klubit po punojnë për një projekt afatmesëm, shkruan IndeksOnline.
“Jam shumë i lumtur në PSG”. “Gjithmonë ndjej dashuri nga klubi që kur jam bashkuar, është nga presidenti, bordi, Luis Campos… ne po punojmë të gjithë së bashku për një projekt afatmesëm”. “Po shkon shumë mirë”, tha Enrique për BeIN Sports.
PSG aktualisht është lider i tabelës në Ligue 1 dhe po ashtu ka arritur në çerekfinale të Champions League, ku për kundërshtar do ta ketë skuadrën e Barcelonës./IndeksOnline/