Enrique ”kërcënon” dhëndrrin e tij se do ta dergoj në tribuna nëse …

Sulmuesi Ferran Torres, është njeri prej futbollisteve i cili po shkëlqen në Kupën e Botës me Spanjën.
Ai pati një paraqitje fantaastike në ndeshjen e parë kundër Costa Ricës, ku shëni dy gola në fitoren e Spanjës me rezultat 7-1, shkruan IndeksOnline.
Pos futbollit, Torres nuk e lënë anash edhe jetën private.
22 vjeçari është në lidhje me vajzën e trajnerit të Spanjës, Luis Enrique.
Para ndeshjes ndaj Gjermanis, sulmuesi i Barcelonës ka marrë një kërcënim nga vjehrri i tij.
Ennrique ka thënë se nëse Torres feston me topin duke e futur në fanellë, që sinjalizon një bebe, do ta dërgoj atë në tribuna dhe ai nuk do të shkelë më kurrë në një stadium futbolli.
“Nëse ai feston me topin duke e futur në fanellë, unë do ta dërgoj atë në tribuna dhe ai nuk do të shkelë më kurrë në një stadium futbolli.”, ka deklaruar trajneri i Spanjës./IndeksOnline/
