75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 21 Mars 2024 / Gj. Sh

Enrique komenton transferimin e Mbappes te Real Madrid dhe flet për rikthimin e tij te Barcelona

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur për dy nga raportimet më të përfolura në media.

E para ka të bëjë me transferimin e Kylian Mbappes te Real Madridi, derisa e dyta për mundësin e rikthimit të tij në stolin e Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Sa i përket Mbappes, Enrique tha se nuk e di askush vendimin e sulmuesit francez.

“Mbappé te Real Madridi? Nuk e di, askush nuk e di. Vetëm Kylian e di. Kur të gjitha palët e përfshira vendosin të ndajnë të vërtetën dhe vendimet e tyre, ne do të jemi aty për të dëgjuar.”, deklaroi spanjolli.

Ai po ashtu foli edhe për mundësinë e rikthimit të tij si trajner i Barcelonë, duke thënë se kjo është e pamundur.

“Rikthimi te Barça? Gjithmonë do të më pëlqente një ditë, Barça do të thotë shumë për mua por duket e pamundur. Dua të respektoj kontratën time në PSG pasi kemi një projekt të rëndësishëm për të zhvilluar dhe nuk do ta prish kontratën. Në asnjë mënyrë.”, ka thënë Enrique./IndeksOnline/