75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Enrique: Kosova ndryshoi sistemin e lojës

Kosova u mposht 3 me 1 nga Spanja në ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndeshje e zhvilluar në Sevilla.

Pas takimit foli trajneri i Spanjës, Luis Enrique. Ai u shpreh i lumtur me fitoren e ekipit të tij, duke thënë se ‘Dardanët’ ndryshuan sistemin e lojës, shkruan IndeksOnline. Fotoreporteri i IndeksOnline, Blerim Uka sjell pamje të drejtpërdrejta nga Spanja.

Foto: Blerim Uka- IndeksOnline

“Sot jam shumë i lumtur me atë që pashë në fushë. Një kundërshtar, që ndërroi sistemin e lojës dhe u përpjek të jetë më i matur. Ne luajtëm shumë mirë. Kishim shumë shanse, në disa nuk u treguam të suksesshëm. Në asnjë moment nuk ka qenë dyshuese kjo fitore”, ka thënë Enrique pas ndeshjes.

Kujtojmë që golin e vetëm për ‘Dardanët’ në stadiumin ‘La Cartuja’ e shënoi mesfushori, Besar Halimi./IndeksOnline/