75 Mall Live Search
14:24 / E Diele, 11 Janar 2026 / L A

Enrique mohon zërat se refuzoi vazhdimin e kontratës me PSG-në

Luis Enrique padyshim është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Ai e dëshmoi këtë me suksesin e sezonit të kaluar, duke e bërë PSG-në një gjigant të vërtetë.

Mirëpo së fundi është përfolur se ai ka refuzuar ofertën e PSG-së për të nënshkruar kontratën e re.

Por kjo gjë u hodh poshtë nga Enrique, duke thënë se janë lajme të pavërteta.

“Këto janë thashetheme që qarkullojnë gjithmonë rreth PSG-së. Ka shumë lajme të rreme. Ata po përpiqen të destabilizojnë lojtarët dhe ekipin, por asgjë nga kjo nuk do të ndodhë. Është normale të kemi bisedime, por mbetet private”, u shpreh Enrique.

Enrique, kishte pasur suksese të mëdha me klubin parizien gjatë vitit që lamë pas, ku ka fituar 6 trofe përfshirë dhe Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/