Enrique: Ne respektojmë vendimin e Traores

Trajneri i Spanjës Luis Enrique shpreson se Adama Traore do të marrë vendimin e duher se për cilën Kombëtare të luaj.
Sulmuesi i Wolves, Traore është në një situatë të vështirë, pasi Spanja dhe Kombëtarja e Malit të Afrikës e kanë ftuar atë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline
Tekniku i Spanjës thotë se Traore duhet të vendos për cilin Kombëtare të luaj, pasi të Spanja është hera e tretë që ai ftohet dhe si shkak i dëmtimeve nuk ka zhvilluar ende paraqitje.
“Për Adama Traoren kjo është thirrja e tretë nga Kombëtarja e Spanjës”, tha fillimisht Enrique.
“Shpresoj se ai mund të debutojë me Spanjën dhe është ai që duhet të vendosë. Ne e respektojmë vendimin e tij”, tha ai.
Por, Traoren e mundon fakti se të dy prindërit e tij janë nga Mali i Afrikës,
dhe ai tashmë duhet të bëjë një zgjedhje të veshtirë.
Kujtojmë se Spanja do t’i zhvillojë tri ndeshjet të tetorit, ndaj Portugalisë, Zvicrës dhe Ukrainës.