Enrique pas fitores ndaj Nantes: Tri pikët e para janë shumë të rëndësishme

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës ndaj Nantës.
PSG-ja e nisi me fitore sezonin e ri në Ligue 1, duke mposhtur Nantes me rezultat minimal 1-0, të dielën mbrëma.
“Është fillimi i kampionatit. Ne po stërvitemi mirë. Dua të promovoj lojtarët e mi, ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer”, ka thënë Enrique pas ndeshjes.
Me këtë fitore, PSG-ja siguron tri pikët e para në kampionat dhe i jep sinjal pozitiv rivalëve në garën për titullin e kampionatit në Francë.