Enrique për përballjen ndaj Chelseas: Ne nuk kemi frikë, shqetësohem për skuadrat tjera
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur për shortin e Champions League.
Kampioni në fuqi, sot ka mësuar kundërshtarin për 1/8 e finales, ku do të përballet me skuadrën e Chelseas, shkruan IndeksOnline.
Tekniku spanjoll pas kësaj ka deklaruar se nuk ka frikë nga askush, pasi ata janë kampionë dhe shqetësohet për skuadrat tjera, pasi sipas tij askush nuk dëshiron të përballet me PSG-në.
“Ne nuk kemi frikë nga askush. Shqetësimi im është për skuadrat e tjera, jo për ne. Ne jemi kampionë, dhe jam i sigurt se askush nuk dëshiron të përballet me ne.”, ka deklaruar Luis Enrique./IndeksOnline/

