75 Mall Live Search
21:53 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Enrique prezantohet javën tjetër në stolin e Spanjës

Luis Enrique do të prezantohet si trajneri i ri i Spanjës të Mërkurën e ardhshme, 27 Nëntor.

Luis Rubiales njoftoi dje rikthimin e trajnerit, i cili u largua nga detyra qershorin e kaluar për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila vdiq në gusht për shkak të një kancer në moshën 9 vjeçare.

Robert Moreno u largua nga posti i trajnerit pas ndeshjes kundër Rumanisë që përfundoi fazën kualifikuese dhe do të zëvendësohet nga paraardhësi i tij. /IndeksOnline/