15:47 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

Enrique pyetet për Leaon, përgjigja e tij “shkrinë” së qeshuri gazetarët në konferencë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka argëtuar gazetarët në konferencë për media pasi iu drejtua një pyetje rreth Rafa Leaos.

Rafa Leao është një prej objektivave kryesore të PSG-së dhe shihet si zëvendësues ideal i Kylian Mbappes, shkruan Indeksonline

Gazetarët sot pyetën trajnerin e PSG-së në lidhje me një transferim të mundshëm të portugezit në ekipin francez, por ai dha një përgjigje epike.

“A është ai një këngëtar?”, ishte përgjigja e trajnerit spanjoll drejtuar gazetarëve në konferencë për media

Kujtojmë që Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por ka shumë oferta në tavolinë dhe gjatë afatit të verës mund të bëjë ndonjë lëvizje./Indeksonline/