Enrique tregon favoritët për të fituar Kupën e Botës, nuk është Spanja

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka treguar se cilat kombëtare janë favorite për ta fituar Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Sipas tij Brazili dhe Argjentina janë dy kombëtarët që kanë më shumë gjasa për të triumfuar në Kupën e Botës, transmeton IndeksOnline.
Ai nuk ka lenë anash as Francën, Gjermaninë, Anglinë e po ashtu edhe Spanjën.
Enrique po ashtu ka përmendur edhe dy kombëtare të cilat mund të bejnë befasinë e ato janë, Holanda dhe Belgjika.
“Brazili dhe Argjentina, nuk ka njeri në botën e futbollit që mund t’i eliminojë. Pastaj njesoj si gjithmonë, Franca që është kampione bote në fuqi, Gjermania, sepse nuk ka njeri që mund të thotë se nuk janë nga favoritët, pastaj Spanja, Anglia… guxoj të them si surprizë Holanda dhe Belgjika. ”, ka deklaruar Enrique./IndeksOnline/