75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Entry Point North nga Suedi, çertifikon 15 zyrtarë të ASHNA-së për ATSEP

15 zyrtarë të personelit teknik Të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), janë certifikuar për ATSEP (Air Traffic Safety Electronic Personnel).

Trajnimi për certifikimin në ATSEP, është mbajtur nga instruktorë të organizatës trajnuese Entry Point North me seli në Suedi, trajnim ky i cili ka zgjatur dy javë.

ATSEP ka të bëjë me aspecialistët teknikë që punojnë për të siguruar dhe mbështetur elektronikën dhe softuerin që mundësojnë funksionimin e sistemeve të Aeronautikës – ATS. ATSEP përbëhet nga inxhinierë, teknikë dhe specialistë të pajisjeve kompjuterike, të cilët janë përgjegjës për specifikimin, prokurimin, instalimin, kalibrimin, mirëmbajtjen, testimin dhe certifikimin e sistemeve elektronike tokësore të përdorura për të ndihmuar kontrollin e lëvizjeve të fluturakeve.

Me këtë rast, Drejtori i ASHNA-së Bahri Nuredini, uroj personelin teknik për rezultatin e arritur në trajnimin për ATSEP dhe njëherit shprehu kërkesën e tij, që njohuritë e përfituara t`i vënë në përdorim në punën e tyre të përditshme, pasi që kjo do të jetë edhe në të mirë të tyre dhe të kompanisë.

Qysh nga viti i ardhshëm do të vazhdohet me aftësimin e personelit të ASHNA-së edhe në nivelet tjera dhe sikurse edhe kësaj here, ata do të certifikohen me standarde Evropiane dhe ato Botërore nga aspekti i Aviacionit Civil.