75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Entuziazëm i madh në mesin e pejanëve për ta pritur Ramush Haradinajn

Sot në orë 16:00 lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, do ta vizitojë Pejën.

Haradinaj që në këtë fushatë ka hyrë me synimin për t’u bërë president i vendit, do të pritet në mënyrë madhështore nga pejanët.

Atë do ta mirëpresë së bashku me kolegët e tij dhe një ndër figurat e rëndësishme të AAK-së ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha.

Entuziazmi i qytetarëve për ta pritur Haradinajn shihet në këtë video, ku turma ka mbushur rrugët e Pejës.