75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Entuziazëm në Fushë Kosovë, Besnik Osmani nis fushatën për kryetar – premton zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe shpresë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për kryetar në Fushë Kosovë.

Gjatë tubimit elektoral, Osmani prezantoi vizionin dhe programin qeverisës të LDK-së, duke theksuar fokusin në zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien familjare dhe ndërtimin e një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj.

“Fushata jonë do të jetë e hapur, e ndershme dhe e fokusuar në ide konkrete për ndryshim pozitiv,” u shpreh Osmani në fjalën e tij para qytetarëve të pranishëm.

Ai gjithashtu prezantoi ekipin e tij të kandidatëve, të cilët i cilësoi si profesionistë të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë për interesin e qytetarëve.

Tubimi i parë elektoral u zhvillua në një ambient të mbushur me qytetarë, ndërsa valviteshin flamuj të LDK-së, flamuri kombëtar dhe ai amerikan, si simbol mbështetjeje dhe bashkimi.

Osmani përfundoi fjalimin e tij duke theksuar rëndësinë e mbështetjes qytetare,“së bashku, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë të mundur”./IndeksOnline/