Enver Bajçinca zotohet para qytetarëve të Sllatinës: Nuk do ballafaqoheni më me nevojat elementare

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Prof. Enver Bajçinca, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z.Adnan Rrustemi, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Sllatinë.
Në këtë takim është diskutuar në lidhje me problemet që ka fshati dhe Fushë Kosova në përgjithësi.
Para qytetarëve, Prof.Bajçinca dhe deputeti Rrustemi u zotuan që në bashkëpunim edhe me qeverisjen qendrore, banorët nuk do ballafaqohen më me nevojat elementare siç janë uji, kanalizimi, mungesa e çerdheve, mungesa e shërbimeve cilësore shëndetësore, e cilësi të dobët në arsim.