Enver Berisha zgjidhet kryesues i Kuvendit të Klinës
Enver Berisha është zgjedhur kryesues i Kuvendit komunal të Klinës. Ai mori votat e nevojshme për këtë post, transmeton IndeksOnline.
Berisha në të kaluarën ka mbajtur disa poste në administratën e Komunës së Klinës.
Po ashtu, sot betimin e ka bërë edhe kryetari i rizgjedhur i Klinës, Zenun Elezaj.

