Enver Haliti: Përkrahje dhe mundësi të reja për gratë në Ferizaj

Enver Haliti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Ferizaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me shumë gra ferizajase, intelektuale, mësuese, afariste, artiste, veprimtare e luftëtare të lirisë, të cilat i shprehën përkrahjen e tyre për programin gjithëpërfshirës të VV-së.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili së bashku me Halitin prezantoi pikat kryesore të programit për barazi gjinore dhe avancimin e gruas në shoqëri.
Haliti theksoi ndërtimin e 10 çerdheve të reja dhe programet mbështetëse për gratë në biznes, përmes granteve e subvencioneve që nxisin sipërmarrjen dhe krijimin e vendeve të reja pune.
“Bashkë për një Ferizaj të ngritur!”, u shpreh kandidati i VV-së.