Enver Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën!
Mandatimi i Glauk Konjufcës nga presidentja, është shkelje kushtetutese.
Kështu ka thënë profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Veprimi i djeshëm i saj, sipas tij, është abuzim me pushtetin dhe e shkel Kushtetutën e vendit.
“Nëse partitë opozitare, që përfaqësojnë 63 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shqiptarë, kanë thënë se nuk duan të formojnë qeverinë e re, atëherë Presidenti i Republikës ka pasur për detyrë caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, meqë LVV nuk mund të arrijë votat e duhura, siç e thotë vetë shefi i kësaj partie. Dhënia e mandatit një personi për të cilin dihet se nuk ka vota përbën abuzim me pushtetin dhe shkelje kushtetuese”.
Hasani thotë se presidentja nuk i mori parasysh kriteret mbizotëruese që duhej t’i ndiqte dhe ndoqi bindjet subjektive.

