75 Mall Live Search
22:34 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Enver Hoti: Shkelzen Gashi e tregoi fytyren e vertetë të qeverisë Kurti, Fol Rexhë

Ish deputeti i Nismës, Enver Hoti, ka thënë se më në fund Shkelzen Gashi e tregoi fytyren e vertetë të qeverisë Kurti karshi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Hoti ka thënë se pas këtij deklarimi për UÇK-në nga këshilltari i Albinit, me të drejtë shtrohet pyetja:

Ku është Rexhep Selimi dhe shumë tjerë. Ai ka kërkuar nga deputeti i VV-së t’i tregoj qeverisë kush ka bërë krime Serbia po UÇK në Kosovë.

Postimi i plotë:

Fol, REXHË

Më në fund Shkelzen Gashi e tregoi fytyren e vertetë të qeverisë Kurti karshi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

E, pas këtij deklarimi për UÇK-në nga këshilltari i Albinit, me të drejtë shtrohet pyetja:

Ku është Rexhep Selimi dhe shumë të tjerë, dhe si do të veprojnë ata tani e tutje, brenda çadrës së VV-së?!

Fol shoku Rexhë, tregoj qeverisë tënde kush ka bërë krime në Kosovë: Serbia apo UÇK-ja?!