75 Mall Live Search
13:33 / E Martë, 08 Korrik 2025 / S Z

Enver Hoxhaj “diss” Albin Kurtit: Bostani i parë nga Suhareka, më i ëmbli

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  Faton Peci, kanë ndjekur sot nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në fshatin Sopijë të Suharekës.

E teksa kanë qëndruar në arat e njërit nga bujqit e Suharekës, për ta parë nga afër procesin e të korrave dhe për tu informuar për rrjedhën e punës Kurti dhe Peci, kanë ndarë nga një bostan.

E derisa po ndanin bostanin, të pranishmit dëgjohen teksa thonë se po presin ta shohin se cili do të dalë më i mirë, bostani i Kurtit apo Pecit.

“Ta këqyrim cili po i del më i mirë bostani”.

E pak kohë pasi u publikuan pamjet e Kurtit dhe Pecit në arat e Suharekës, ka reaguar deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, i cili vjen nga ky rajon.

Hoxhaj i cili mbante një bostan në duar ka thënë se bostani i Suharekës, është më i ëmbli dhe më i miri i trojeve shqiptare.

“Bostani i parë që po del në Suharekë është më i ëmbli dhe më i miri, që del në trojet shqiptare. Besoj  që kjo tregon për atë që çka është Komuna e Suharekës dhe do ta provojmë pas pak”, ka thëmë Hoxhaj./Indeksonline/