Enver Hoxhaj e nis ditën me vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Rafet Ramën
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Enver Hoxhaj, i cili garon me numrin 10, e ka nisur ditën në shoqëri të vëllezërve të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-komandantit Rafet Rama.
Hoxhaj ka publikuar fotografi nga takimi, duke dhënë sinjale për mobilizim dhe vazhdim të fushatës zgjedhore të PDK-së.
Takimet me figura të njohura dhe familjarë të personaliteteve të luftës po vazhdojnë të jenë pjesë e agjendës së kandidatit të PDK-së gjatë kësaj periudhe zgjedhore.

