75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / OSH

Enver Hoxhaj ngushëllon familjen Veseli për vdekjen e babait të ish-liderit të tyre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e babit të ish-liderit të tyre, Kadriut.

Fazli Kadriu ka ndërruar jetë në mëngjesin e së mërkures, shkruan IndeksOnline.

“Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës”, shkroi Hoxha.

Postimi i plotë:

I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.

Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.