75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Enver Hoxhaj nis ditën me një fotografi të veçantë: Themeluesit e UÇK-së dhe të Shtetit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, mëngjesin e sotëm ka nisur duke publikuar një fotografi të veçantë për të, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish liderin e partisë, Kadri Veseli të cilët ndodhen në Gjykatën Speciale, duke u gjykuar nën pretendimin për krime të kryera gjatë luftës.

Ndërsa Hoxhaj në këtë  postim ka shkruar përbri fotografisë për Thaçin e Veselin, themeluesit e UÇK-së dhe të shtetit.

Në anën tjetër IndeksOnline ka mësuar se Hoxhaj pritet të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër, tani pasi vendi shumë shpejtë pritet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.