75 Mall Live Search
21:26 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Enver Hoxhaj: Një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë edhe per shkak të kushteve klimatike

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së,  Enver Hoxhaj në emisionin “Pressing” ka thënë se  një ndër arsyet pse PDK-ja shënoi rënie për 30 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, ishte se elektorati i tyre nuk doli të votojë për shkak të kushteve klimatike.

Ai tha se LDK e AAK kanë pasur rënie të mëdha kurse humbja e PDK-së ishte e vogël.

“Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë atë ditë edhe per shkak të kushteve klimatike. Në krahasim me subjektet tjera publike ku LDK e AAK kanë rënie të mëdha, ne e kemi marrë mesazhin e qytetarëve, duhet t’i gjejme shkaqet jo pse kemi pasë 30 mije vota më pak, menoj që humbja e PDK-së është e vogël por fitorja e Vetëvendosjes është e madhe”, tha Hoxhaj./IndeksOnline/