Enver Hoxhaj përkujton Mujë Krasniqin: Sakrifica që ndërtoi lirinë e Kosovës
Ish-deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot komandant Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij, në 27-vjetorin e rënies heroike më 14 dhjetor 1998 në Pashtrik.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar sakrificën sublime të Mujë Krasniqit dhe të luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke nënvizuar se vepra e tyre mbetet themel i shtetit dhe lirisë që gëzojmë sot.
“Kur kam takuar dhe biseduar me nënën dhe babanë e Mujës, e kupton qartë se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar brez pas brezi”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi është shoqëruar edhe me fotografi të publikuara nga takimi i tij me prindërit e komandant Mujë Krasniqit, si shenjë respekti dhe nderimi për familjet e dëshmorëve.
“Lavdi Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka përfunduar Hoxhaj.

