09:33 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Enver Hoxhaj pret që Kuvendi të votojë për Ekipin Negociator të Qeverisë

Anëtari i grupit negociator të dialogut Kosovë-Serbi, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare duhet të shfaqen sa më unike sa i përket çështjes së fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Qëllimi i kësaj seance është që ta kemi një ekip që negocion. Ka qenë kërkesë edhe e opozitës. Kosova duhet të përcaktohet unike në raport me Serbinë. Në këtë drejtim shpresojmë që Kuvendi voton e të mbyllet kjo temë. Me vonë do të dalim me një raport se cilat do të jenë temat e dialogut dhe ”vijat e kuqe”.

Sipas tij, Kosova po hynë në një fazë të rëndësishme të dialogut dhe ka kërkuar nga partitë politike që të ketë një unitet politik kur vjen puna të dialogu”

“Ftojmë të gjitha partitë politike që për temat tjera jo për dialogun mund t’i japin dallimin e idetë e tyre, por kur bëhet fjalë për dialogun është më se vitale një unitet politik. Është koha e fundit që realisht ta mbyllim shtetësinë e Kosovës” ka përfunduar ai./Indeksonline/