75 Mall Live Search
09:05 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / b l

Enver Hoxhaj publikon pamje nga një njohje që mori Kosova, për të cilën Serbia reagoi fuqishëm

Sot shënohen tetë vjet nga dita kur Madagaskari njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video me pamje nga procesi i lobimit duke rikujtuar periudhën intensive të përpjekjeve diplomatike.

Hoxhaj tha se njohja nga Madagaskari ishte rezultat i punës së gjatë dhe angazhimit të drejtpërdrejtë në terren, në një kohë kur Serbia ishte duke zhvilluar presion të madh ndërkombëtar për ta penguar këtë hap. 
Ai theksoi se përkundër përpjekjeve të Beogradit, vendimi i Madagaskarit dëshmoi se realiteti për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran ishte i pakthyeshëm.

“Një moment që nuk harrohet. Shumë punë, shumë angazhim dhe një hap që e forcoi qartë pozicionin e shtetit tonë në botë,” shkroi ai.