Enver Hoxhaj publikon pamje nga Shkupi: UÇK jehon në Shkup
Në Shkup, është mbajtur protesta e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Në pamjet e publikuara nga Enver Hoxhaj në rrjetet sociale, shihen qytetarë të shumtë me flamuj shqiptarë dhe me fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, siç kanë deklaruar edhe organizatorët.
Me mbishkrimin “UÇK jehon në Shkup!”, Hoxhaj ka përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe respektimit të luftës çlirimtare.

