75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Enver Hoxhaj: Që një vit që kur nuk udhëheq PDK, u dëshmua që vendi s’ka stabilitet dhe siguri

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj,  ka folur pas mbledhjes së parë që ka mbajtur partia e tij, që nga momenti kur iu konfirmua aktakuza lideri të partisë Kadri Veseli nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar, raporton IndeksOnline.

I pyetur nga gazetarët se si e shohin çështjen e zgjedhjes së pozitës së presidentit, ai ka thënë se kjo temë nuk është diskutuar dhe se për këtë ka hapësirë të mendohet e të veprohet në të ardhmen.

Siç ka thënë Hoxhaj kjo është temë që i takon partnerëve të koalicionit, meqë ata edhe kanë shumicën e votave.

“Mendoj që ne jemi në një situatë të tillë politike ku nuk kemi shqetësime të kësaj natyre që të shohim se si ka vepruar zonja Osmani, në ngutin e saj për marrjen e pozitës së presidentet”, tha Hoxhaj.

Sipas tij është shqetësuese si pas gjithë ndodhive të fundit, kabineti qeveritarë ka mbajtur vetëm një konferencë.

Siç ka thënë Hoxhaj, për vetëm një vit që kur PDK nuk është në pushtet, po dëshmohet se askush nuk mund t’i ofroj siguri e stabilitet vendit, dhe se PDK është shtylla e stabiliteti.

“Më së paku ne kemi pasur kohë dhe hapësirë që të shohim se çfarë mund të ndodh me qeverinë, nuk e kemi këtë vëmendje.  Por shqetësimi ynë është se qytetarët e Kosovës, për një vit që kur PDK nuk është në pushtet, nuk mund të kenë stabilitet dhe siguri, atyre nuk iu ofrohet. Kjo dëshmon se vetëm ne jemi shtylla e stabilitetit”, tha Hoxhaj.